Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 14 marsit 2019, ku në rrugën “Prokop Mima” u plagos në këmbë me armë zjarri shtetasi Ene Keqa, 29 vjeç.
Më herët, vetë i plagosuri, i cili është goditur nga një plumb në këmbë, nuk ka bashkëpunuar me grupin hetimor, duke thënë se nuk e njeh autorin dhe se ka qenë një sherr banal.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin:
I.B., 30 vjeç, banues në Tiranë
Mbrëmjen e 14 marsit 2019, ky shtetas në rrugën ‘’Prokop Mima’’, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. K., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, ka njoftuar policia.
Gjithashtu është proceduar në gjëndje të lirë shtetasi H. I., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë Gjyqësore.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.