14 persona janë arrestuar lidhur me protestën e djeshme para parlamentit.
Ata akuzohen se kanë goditur policinë me sende të forta ndërsa janë identifikuar nga kamerat e sigurisë të vendosura në zonë.
20 persona u ndaluan fillimisht me akuzën se kishin goditur policinë por vetëm 14 prej tyre janë mbajtur në paraburgim në pritje të gjyqit për të t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre.
Protesta e djeshme nisi në orën 11 para kryeministrisë ku u zhvillua e qetë dhe pa incidente ndërsa pas vajtjes së protestuesve para parlamentit pati përplasje me policinë.
Ata u përpoqën dy herë të thyejnë kordonin e policisë por u ndaluan pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe ujit ndaj tyre. Përplasje e tensione pati edhe anash godinës së parlamentit, ku policia qëlloi me gaz lotsjellës protestuesit që ndodheshin aty.