Templates by BIGtheme NET

Protestuesit e opozitës serbe mësyjnë në televizionin publik

Gjatë protestave, të cilat janë shndërruar në trazira, një numër i protestuesve kanë hyrë në objektin e televizionit publik të Serbisë (RTS).

Mediat serbe kanë raportuar se brenda objektit të televizionit janë edhe policia për ta ndal hyrjen e protestuesve.

Në protestë janë duke marr pjesë kreu i opozitës serbe, Dragan Djilas dhe kreu i djathtë, Bosko Obradoviç, të cilët kanë kërkuar që të qëndrojnë në objektin e RTS-it, derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

Sipas mediave serbe, nuk ka ndodhur ndonjë incident dhe nuk ka të lënduar.

Protestuesit po kërkojnë rrëzimin e presidentit, Aleksandër Vuçiq dhe qeverisë së tij.

Zyrtarët e qeverisë serbe kanë reaguar, duke e dënuar veprimin e protestuesve dhe kanë theksuar se televizioni publik duhet të mbrohet.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto