Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me bojë Erion Veliaj


Foto ilustruese

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë qëlluar me bojë kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj.

Ky i fundit është qëlluar me bojë teksa po futej në Bashki. 2 të rinj janë shoqëruar nga policia lidhur me ngjarjen.

Të rinjtë kanë qëlluar me bojë në drejtim të Veliajt, por nuk dihet ende nëse kanë goditur në shënjestër.

Veliaj është qëlluar me vezë e bojë edhe në qershor të vitit 2018 para se të hynte në një hotel në Tiranë, brenda të cilit po zhvillonte një takim me një grup artistësh lidhur me projektin e qeverisë dhe bashkisë për të prishur Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *