Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim terrorist në trenin e pasagjerëve, vriten 4 persona


Katër persona  u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën kur një bombë shpërtheu në një tren në provincën Baluchistan të Pakistanit.

Pas sulmit besohet se fshihen grupet separatiste që veprojnë në rajon, edhe pse përgjegjësinë për sulmin se ka marrë përsipër asnjë palë.

Shpërthimi përfshiu 6 vagonë të trenit, që po udhëtonte nga qyteti veriperëndimor i Peshawarit në kryeqytetin provincial të Baluchistan, Quetta.

Një shef i policisë lokale i tha “Reuters” se një vajzë adoleshente, nëna e saj dhe dy të tjerë u vranë në sulm. Sulmet e ngjashme janë kryer nga rebelët etnikë Baluch në të kaluarën, megjithëse kryengritësit ende nuk kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës.

Baluchistan përbën një pjesë kyçe të projekteve masive të transportit dhe energjisë në Kinë. Rebelët e Baluchit pohojnë se po luftojnë kundër shfrytëzimit të gazit natyror të rajonit dhe burimeve të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *