Vendosni fjalën kyçe....

“Si po i detyron Teuta Dobi, mësuesit e nxënësit të dalin të festojnë” – Vokshi publikon mesazhin


Drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi, u ka kërkuar mësuesve që të dalin për të festuar Ditën e Verës.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka publikuar mesazhin që Dobi u ka dërguar mësuesve që të grumbullohen në orën 09:30 para Pallatit të Kulturës.

Vokshi shkruan se pasi ndryshuan Ditën e Verës, tani po bëjnë një anti-miting duke detyruar administratën dhe mësuesit që të dalin në shesh.

“Skandali me “Ditën e Verës” – si po detyrohen mësuesit të dalin në shesh bashkë me fëmijët e tyre

Nuk u mjaftuan që e shtynë Ditën e Verës, Nuk u mjaftuan që nga ditë feste, po e bëjnë “anti-miting”

Por po detyrojnë gjithë administratën dhe mësuesit të dalin në shesh.

Ja si Drejtoresha e Gjimnazit “Sami Frashëri” detyron mësuesit bashkë me fëmijët e tyre të dalin në pikë të mëngjesit.” – shkruan Vokshi në statusin e saj në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *