Pas deklaratës për mediat nga ana e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Balla, se vendimi i drejtësisë amerikane duhet të jetë mësim për drejtësinë e re shqiptare, lidhur me dosjen Gërdeci, ka ardhur reagimi i djalit të ish-kryeministrit Berisha.
Ai shkruan se vendimi i marrë nga gjykata në Florida nuk ka lidhje me tragjedinë e Gërdecit.
Ndërsa ironizon Ballën teksa i thotë se vendimin duhet t’ia ketë lexuar miku i tij trafikant droge, Edmond Bego.
Shkëlzen Berisha shkruan në statusin e tij në “Facebook” se do e padisë Ballën për shpifje.
“Vesi del me shpirtin. Me shume gjasa Tualetit vendimin e gjykates do ja kete lexuar miku i tij i shtepise, trafikanti i droges Edmond Bego. Sic e kam thene shume qarte as padite dhe per rrjedhoje llogjike e juridike as vendimi ne fjale nuk ka asnje lidhje me tragjedine e Gerdecit.
Por me qe Tualetin nuk ka sqarim qe e “shpelan”do te kete mundesine ta mesoje te verteten, si shume gjera te tjera, ne vete te pare ne gjykate. Shpresoj qe aty mos mbrohet si ne gjyqet e tjera duke thene se “kaq dija kur fola, se nuk me kishin sqaruar”. Behu gati Tualet padi te reja te presin!” – shkruan Berisha në “Facebook”.