Vendosni fjalën kyçe....

Dogjën gomat mbrëmë në protestë, 6 banorë të Unazës shoqërohen në polici


 6 banorë të Unazës së Re janë shoqëruar në Komisariatin Nr.6, lidhur me bllokimin e rrugës dhe djegien e gomave pasditen e të dielës.

Protestuesit që janë shoqëruar janë: Lutfi Kastrati, Dorjan Protoduari, Gëzim Sadikaj,Ilir Katiraj, Lindita Protoduari dhe avokati i tyre Artan Manushaqe. Familjarët e personave të shoqëruar janë mbledhur jashtë komisariatit dhe po protestojnë.

Banorët e Astirit protestuan pasditen e djeshme, ku dogjën goma dhe paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestat nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre për anulim të projektit të Unazës së Madhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *