Vendosni fjalën kyçe....

Dy dëmtime në kombëtare, Panucci thërret mbrojtësin e Partizanit


FSHF-ja ka njoftuar se mbrojtësi Andi Lila dhe Egzon Binaku janë larguar nga grumbullimi i Kombëtares, pas dëmtimeve që kanë pësuar.

Vendin e tyre e kanë zënë Ylber Ramadani, ish-i i Partizanit që aktivizohet tek Velje në Danimarkë, si dhe Lorenc Trashi, mbrojtësi i majtë i Partizanit.

Ramadani është ftuar edhe në të kaluarën, ndërsa ftesa për Trashin vjen pas paraqitjeve të mira në Kategorinë Superiore.

Shqipëria do të luajë të premten ndaj Turqisë në Loro Boriçi dhe tre ditë më vonë ndaj Andorës në trasnfertë për kualifikueset e ‘Euro 2020’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *