Vendosni fjalën kyçe....

I sëmurë apo jo?! Demokratët japin detaje, çfarë thotë Rama


Ditën e djeshme, pati një përplasje në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-deputetit demokrat Klevis Balliu. Ky i fundit denoncoi dje se pas protestës së 16 marsit, Rama kishte përfunduar në spital pasi kishte pësuar parainfarkt.

Balliu thotë se këtë e ka mësuar përmes burimeve të sigurta, por pa treguar se për kë bëhet fjalë. “Rama përfundon në spital pas 16 marsit

Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt.

Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij.

Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij. 
Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballushme por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot.

Ndaj i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj.
Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët.”, shkruante Balliu.

Mirëpo kryeministri e ka hedhur poshtë lajmin se ai ka pësuar parainfarkt, duke thënë se është shëndoshë e mirë. Madje e ka sulmuar Balliun duke i përmendur babanë.

“Bëmë baba të të ngjaj! Mirë Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital me tërë kadrinjtë e portaleve,po ju o miq që merakoseni s’i keni hequr akoma kazanët nga ajfonat?! Nejse,sa dola nga studioja e Adit pas një dite larg qytetit,larg kadrinjve dhe rrëmetit. FLM për merakun”, shkruan Rama, duke treguar se ka qenë duke u marrë me skulptura.

Por Klevis Balliu i qëndron denoncimit të tij të parë. Ai thotë se Rama nuk tha asnjë fjalë për 5 muaj në protestë por në momentin kur u përmend shëndeti i tij, ai nisi me avazin. Madje i përmend edhe marrëdhëniet e tij me të birin Gregun si kundërpërgjigje.

“5 muaj në protestë nuk the një fjalë. 
Sa dolëm tek shëndeti jot fillove avazin e vjetër. 
Unë dëshiroj që të jesh shëndosh e mirë me shëndet, si babai i një shoku të shkollës. 
Madje dëshiroj që mjekët të ta lejojnë sërish celularin. 
Dhe ti mos abuzo më duke shkruar sidomos fjalët ‘babë e bir’ se këtu ti ngatërrohesh keq. 
Meqe je mirë, siç edhe thua, bëj një video live në ERTV.”, shkruan Balliu duke ngritur kështu dyshime mbi shëndetin e kryeministrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *