Vendosni fjalën kyçe....

KLP mblidhet nesër për SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka thirrur për ditën e nesërme një mbledhje e cila do t’i hapë rrugën përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm dhe anëtarëve të SPAK.

Sipas njoftimit, në mbledhjen e nesërme do të miratohet rregullorja “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, si dhe Miratimi i Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.

Po gjatë kësaj mbledhjeje, do të shpallet hapja e procedurës, për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm si dhe do të miratohen magjistratët prokurorë udhëheqës për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *