Pas masakrës me 50 të vdekur dhe 40 të plagosur, kryeministrja e Zelandës së Re është shfaqur e veshur me hixhab dhe një fustan të zi për të takuar familjarët e viktimave.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kryeministrja e cila ka lindur në një familje të krishterë shfaqet duke biseduar me familjarët dhe duke i ngushëlluar ata.
“Ndiejmë keqardhje, ndiejmë padrejtësi, ndiejmë zemërim dhe e ndajmë me ju”, tha kryeministrja duke vënë dorën e majtë në kraharor si shenjë të dhembshurisë.
Në bisedën me të afërmit e viktimave, Ardern premtoi sigurimin e xhamive dhe rikthimin e trupave tek të afërmit.
“Ne e dimë sa e rëndësishmë është kjo për ju”, tha Ardern.
La première ministre néo-zélandaise est venue apporter son soutien à la communauté musulmane, portant un voile…
Un autre monde, une autre mentalité…#ChristchurchMosqueAttack … pic.twitter.com/xLh52UxktB— Walid Nefzi (@walid_nefzi) March 16, 2019
Në një konferencë për shtyp, kryeministrja u tha gazetarëve se do të shqyrtonte ligjin e armëve të Zelandës së Re pas sulmeve terroriste të së premtes, shkruajnë mediat lokale.
Terroristi australian Brendon Terrant hapi zjarr të premten ndaj besimtarëve në dy xhami në Christchurch, duke vrarë 50 vetë dhe duke plagosur shumë të tjerë. Tre persona të tjerë janë arrestuar gjithashtu për sulmin.