Një ish-drejtues policië në Vlorë është arrestuar.
Ai akuzohet si pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë.
Në pranga ka rënë Renato Avdyli ndërsa pjesë e dosjes hetimore janë edhe 7 persona të tjerë.
Relacioni i prokurorisë për çështjen
Prokuroria ka çuar në gjykatë dosjen hetimore për tetë persona, që i akuzon si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në këtë zonë Policia e Shtetit zbuloi një sasi shumë të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje.
Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta të fundit kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.
Një grup personash, gjatë muajve Prill dhe Maj të 2016-ës, pasi kanë siguruar me parë sipërfaqe toke, në pyll, kullota, tokë në pronësi shtet ose në pronësi dhe posedim të personave privat, që ndodhet në territorin e zonës Administrative Vlorë, kanë filluar kultivimin e sasirave të mëdha të bimëve narkotike të llojit canabis sattiva.
Në vijim të hetimeve, forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke realizuar arrestimin e 11 personave, por pa mundur të vë në pranga Renaldo Avdulin.
Akuzat për veprat penale “Kultivimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”:
- Taulant Haxhiraj
- Renaldo Avdyli
- Shkëlqim Koçiaj
- Xhovalin Baço
- Reshat Radhima
- Marjus Bajrami
– Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”, akuzohen:
7. Klajdis Imeri
8. Anis Pajo