Templates by BIGtheme NET

Lenjani i thotë “Jo” kombëtares derisa në stol të jetë Panucci

Mbrojtësi Ermir Lenjani nuk e ka pritur mirë mos-thirrjen nga trajneri Kristian Panucci për dy ndeshjet kundër Turqisë dhe Andorën për eliminatoret e ‘Euro 2020’.

Në një status në ‘Facebook’, 29-vjeçari që aktivizohet me Sionin në kampionatin zviceran deklaron se nuk do të vij më në skuadër për sa kohë të ekipi do drejtohet nga tekniku italian.

Faleminderit, por ‘jo’. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”, sqaron lojtari qe ka luajtur 26 ndeshje me kuqezinjte dhe ka realizuar tre gola.

Postimi i plote:

Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë.

Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë.

Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto