Vendosni fjalën kyçe....

Masakra në Zelandën e Re, Brenton Tarrant pushon avokatin: Do përfaqësoj veten në gjyq!


I njohur si Brenton Tarrant, njeriu i akuzuar për sulmet në dy xhamitë në Zelandën e Re ka shkarkuar nga detyra avokatin e tij dhe ka në plan të përfaqësojë veten në gjykatë.

“Washington Post” shkruan se me këtë veprim, Tarrant ka ngritur spekulimet se ai mund ta përdorë gjyqin si një platformë për të përçuar pikëpamjet  e tij ekstremiste.

“Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, i akuzuar për vrasje, duket të jetë i qartë dhe jo mentalisht i paqëndrueshëm”, tha Richard Peters, ish-avokati i tij. Ai pritet të përballet me më shumë akuza, kur të dalë në gjyq më 5 prill.

Pesëdhjetë njerëz u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në dy xhami në Christchurch të premten.

Akti  ka tronditur vendin prej 4.5 milion njerëzish, i cili e ka konsideruar si tragjedinë më të madhe të ndodhur në historinë e Zelandës së Re.

Ka ende 34 persona në spital, duke përfshirë një vajzë 4 vjeçare e cila është në gjendje kritike.

Pas ngjarjes, kryeministrja Jacinda Ardern ka bërë thirrje për ndryshime në ligjet e armëve të vendit.

“Ne nuk mund të shmangemi nga puna që duhet të bëjmë në ligjet tona të armëve në Zelandën e Re. Ato duhet të ndryshojnë”, tha të dielën Ardern.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *