Vendosni fjalën kyçe....

Meta flet për krizën: Politika të mos fshihet pas ndërkombëtarëve


Presidenti Meta u ka kërkuar palëve politike në vend që të mos fshihen pas ndërkombëtarëve, por të shohin interesin e vendit dhe të japin ndihmën e tyre për kthimin e normalitetit në vend.

Kreu i Shtetit e bëri deklaratën pas daljes nga konferenca “Kundër kulturës së mënjanimit, në dobi të kulturës së dashurisë. Kujdesi paliativ për nxitjen e një kulture për përgjegjësinë sociale.”

“Presidenti ka bërë të gjitha veprimet e tij prej kohësh për të evituar këtë krizë serioze jo vetëm politike, kushtetuese, institucionale, por edhe përfaqësimi tashmë. Është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe nxitojnë për ta thelluar këtë krizë, por përsëri është detyra ime të bëj thirrje për reflektim nga të gjithë, sepse duhet të shikojmë interesin e vendit dhe të shtetarëve tanë të cilët kërkojnë normalitet por njëkohësisht të vazhdojmë të shtojmë edhe kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në këtë rajon me sfida të rëndësishme dhe kjo situatë e brendshme nuk na ndihmon në këtë drejtim.” – tha presidenti.

Meta shtoi se kriza duhet zgjidhur në mënyrë transparente dhe parimore, larg pazareve edhe të ndonjë ndërkombëtari.

“Mendoj se klasa politike duhet të marrë përgjegjësisë e saj dhe nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari siç ka ndodhur deri tani dhe çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë transparence, parimore, larg pazareve dhe keqpërdorimeve qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari.” – shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *