Vendosni fjalën kyçe....

“NATO s’ka ndërmend të zvogëlojë numrin e trupave në Kosovë” – Stoltenberg


Shefi i NATO-s, Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca nuk ka në plan që të zvogëlojë praninë e trupave të saj në Kosovë.

Ai e bëri deklaratën gjatë një interviste për televizionin serb, “TV Prva”. Sipas Stoltenberg, qëllimi i misionit të NATO-s është mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve, raporton Lajmi.net.

Ai foli edhe për bombardimet e NATO-s rreth dy dekada më parë gjaë luftës së Kosovës, gjë për të cilën deklaroi se qëllimi i tyre kishte qenë ndalimi i luftës dhe i katastrofës humantitare.

“Ka qenë detyrim ndalimi i konfliktit dhe katastrofa humanitare, por edhe të pengohet humbja e jetëve të civilëve. Çdo humbje e jetës së civilëve është tragjedi e madhe” – tha Soltenberg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *