Vendosni fjalën kyçe....

Një i vrarë nga të shtënat në Holandë, dyshohet për sulm terrorist


Holanda po e trajton si sulm terrorist ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Utrehtit, ku si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Fillimisht u raportuan të shtëna brenda një tramvaji në njërën nga zonat më të populluara të qytetit, por më pas të shtëna me armë zjarri janë raportuar nga agjencitë e sigurisë në disa zona të qytetit.

Koordinatori Kombëtar Anti-Terrorizëm (NATC) tha niveli i kërcënimit anti-terror është çuar në maksimum, më i larti për emergjencat e këtij lloji. Alarmi do të jetë në fuqi deri në orën 18:00 me orën lokale.

Policia ushtarake gjithashtu ka rritur sigurinë në aeroporte dhe ndërtesat kryesore të qytetit.

Kryeministri holandez Mark Rutte e quajti situatën “shumë shqetësuese” ndërsa ka siguruar se autoritetet e kanë nën kontroll situatën.

Njësia holandeze kundër terrorizmit ka rrethuar një ndërtesë ku dyshohet se fshihet autori i dyshuar i sulmit, i cili u largua menjëherë nga vendi  ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *