Vendosni fjalën kyçe....

Pakistani shkel armëpushimin, një ushtar indian vritet, tre të plagosur


Një ushtar indian është vrrë dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me bomba nga ana e Pakistanit përgjatë vijës së kontrollit (LoC).

Incidenti ndodhi përgjatë vijës së Kontrollit në Jammu dhe rrethin Rajouri të Kashmirit, të hënën, shkruan “RT”.

“Një ushtar u vra dhe katër të tjerë u plagosën kur Pakistani i paprovokuar shkeli armëpushimin rreth orës 5:30 të mëngjesit të sotëm. Ushtria indiane reagoi në mënyrë efektive”, tha një zyrtar i mbrojtjes për “The Times” of India.

Sulmet kufitare janë ndezur qëkur forcat ajrore indiane sulmuan një kamp terrorist të dyshuar të Jaish-e-Mohammad në Balakot më 26 shkurt, pas sulmit të Pulëama ku u vranë 40 ushtarë indianë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *