Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje me tone të larta, Hyseni-Idrizit: Ke 30 vjet me ecejaket (Video)


Deputeti i  PS Alket Hyseni është përplasur mbrëmjen e sotme me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi, teksa të dy ishin të ftuar në ‘Open’ për të folur për krizën politike në vend.

Idrizi tha në nisje të emisionit që nuk e kishte imagjinuar të protestonte sërish për demokracinë në 2019, ashtu siç kishte bërë në vitin 1990 kundër regjimit të Enver Hoxhës.

Pikërisht për këtë pohim, deputeti Hyseni tha se si mund të flasë Idrizi kur është njeriu i ecejakeve politike sa në koalicion me të majtët e sa në të djathtët që prej 30 vitesh.

Përplasja:

Hyseni: Lëvizjet e shumta orientimi i ndryshëm politik, ka bërë që të jeni në krahun e gabuar të historisë

Idrizi: Je politikani i fundit që mund të bësh vlerësim për mua. Duhet të jesh i kujdesshëm, të paktën nga ana personale. Do flasim për politikë këtu.

Hyseni: Sot janë kohë të tjera. Shyqyr ja dolëm në ’90 dhe tani jemi në studio televizive

Idrizi: Alketi nuk e meriton që unë ti bëj replikë, ndaj vazhdojmë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *