Seanca e ardhshme plenare në parlament është vendosur që të zhvillohet të enjten në orën 10:00.
Opozita nga ana e saj ka paralajmëruar protesta para çdo seance plenare, por nuk ka ende ndonjë njoftim për një të tillë për këtë të enjte.
Pas publikimit të mbajtjes së seancës plenare, kreu i PD-së, Basha, ka thirrur krerët e partive aleate për të diskutuar mbi hapat që do ndjekë opozita e bashkuar në ditët në vijim dhe për ditën e enjte.
Pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, një pjesë e kandidatëve në listat e saj në zgjedhjet e fundit kanë pranuar mandatin e deputetit duke u ulur në sallën e parlamentit.
Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama si dhe zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme.
Ndërsa pas protestës së fundit ka paralajmëruar se protestat nuk do ndalen deri në largimin e asaj që e quajnë qeveria kriminale e kryeministrit Rama.