Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj sulmon Gjiknurin: Bleu votat në Peshkopi, sot duhej të ishte në burg


Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, ka sulmuar ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknurin, si personin që ka blerë votat në Peshkopi në zgjedhjet e 2017-ës.

Shehaj shprehet se Gjiknuri sot duhet të ishte në burg, por sipas tij, Edi Ramës i duhet bashkëpunimi i tij me krimin.

“Damian Gjiknuri bashkë me kriminelët bleu votat në Peshkopi, dhe sot Rama e shpërbleu me drejtimin e “reformës elektorale” të PS-së. Ai duhet të ishte në burg, por Edi Ramës i duhet ekspertiza dhe përvoja e tij në bashkëpunim me krimin.

Ditët e fundit, ky politikan i degraduar nga korrupsioni po bën fushatë në Vlorë së bashku Afrim Qendron e DH Albania, një tjetër personazh i errët që duhet të ishte në burg, por që Rama e ka ngarkuar edhe atë me misionin e vjedhjes së votave.

Rruga që ka zgjedhur opozita është e vetmja rrugë për të shpëtuar zgjedhjet nga Edi Rama dhe kriminelët e tij në politikë dhe në rrugë. P.S ”Foto e diteve të fundit”, shkruan Shehaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *