Templates by BIGtheme NET

Strakosha humb avionin, Panuçi e përjashton nga dy ndeshjet e rëndësishme

Portieri i kombëtares Thomas Strakosha ka humbur dy ndeshjet me Turqinë dhe me Andorrën, vetëm për shkak se ka mbetur i bllokuar në trafik dhe s’ka mundur të udhëtojë në kohë drejt Shqipërisë. Ai duhej të mbërrinte dje pasdite në Tiranë.

Sipas gazetës “Panorama Sport”, Strakosha kishte mbetur në trafik për shkak të bllokimit të rrugës nga Roma drejt aeroportit të kryeqytetit italian.

Po sipas këtij raportimi, Strakosha ka telefonuar menjëherë trajnerin Kristian Panuçi duke i kërkuar ndjesë që s’ka mundur të niset në kohë dhe i ka kërkuar mirëkuptim që të vinte të nesërmen në Tiranë.

Mirëpo trajneri Panuçi nuk ka menduar kështu. Ai i ka thënë Strakoshës se nëse nuk arrin në kohën e përcaktuar (19:00) në ekipin kombëtar, atëherë më mirë të mos udhëtojë fare.

Kështu trajnerti ka thirrur në ekip Gentjan Selmanin e Laçit, në vend të Strakoshës.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto