Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi i armatosur në Holandë, arrestohet autori i dyshuar


Policia holandeze ka arrestuar Gokmen Tanis, 37 vjeç, që dyshohet se është autori i sulmit me armë në Utreh të Holandës. Shtetasi turk qëlloi sot me armë në tramvaj, duke i marrë jetën tre personave dhe plagosi pesë të tjerë.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje mbi të arrestuarin.

Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se Tanis ka luftuar më parë në Republikën e Çeçenisë në Rusi, si dhe ka qenë i arrestuar për lidhje të dyshuara me ISIS-n.

Gjithsesi, Pieter-Jaap Aalbersberg, koordinator për luftën kundër terrorizmit në Holandë, nuk foli për sulm terrorist, por as nuk e përjashtoi këtë motiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *