Vendosni fjalën kyçe....

Të fundit nga sulmi në Holandë – Shkon në tre numri i viktimave


Numri i viktimave nga sulmi që ndodhi paraditen e sotme në Holandë ka shkuar në tre. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i bashkisë së qytetit Ultrecht, ku ndodhi dhe sulmi me armë në tren.

Kryebashkiaku Jan van Zanen tha gjithashtu se numri i të plagosurve është shtatë, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë, shkruan “USN“.

Van Zanen tha se “ne nuk mund ta përjashtojmë, se sulmi mund të ketë ndodhur për motive terrorizmi. Ndoshta ka një sulmues, por mund të ketë më shumë.”

Një 37-vjeçar me origjinë turke është identifikuar nga policia e Utrecht-it në Holandë si personi që ka qëlluar me armë në një tramvaj duke shkaktuar tre viktima.

Gökmen Tanis quhet i dyshuari, fotoja e të cilit është shpërndarë nga policia e cila kërkon ndihmën e qytetarëve holandezë, për të zbuluar vendodhjen e tij.

Banorët janë këshilluar që të mos i afrohen 37-vjeçarit por të telefonojnë menjëherë policinë në rast se e shohin.

Fotografia e “CCTV” duket të jetë bërë brenda tramvajit dhe është publikuar disa orë pasi autoritetet pranuan se i dyshuari ishte ende në arrati dhe kërkimi për të ishte duke u zhvilluar.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme brenda një tramvaji në qytetin holandez të Ultrecht-it.

Gökmen Tanis

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *