Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në rritje mes Indisë e Pakistanit, palët “nxjerrin” armët bërthamore


Dhjetëra luftëtarë indianë, përfshirë një aeroplanmbajtëse, disa anije shoqëruese dhe nëndetëse bërthamore, zhvilluan një stërvitje detare masive, teksa tensionet mes Indisë dhe Pakistanit janë në rritje e sipër.

Sipas një deklarate nga ushtria indiane, aeroplanmbajtësja dhe një numër nëndetësesh bërthamore kanë lundruar së bashku me anijet dhe avionët e tjerë.

Kjo lëvizje, sipas autoriteteve indiane ka si qëllim “të parandalojë, të pengojë dhe të mposhtë çdo aventurë nga Pakistani “.

Shumica e anijeve luftarake ishin pjesë e TROPEX 2019, stërvitja më e madhe detare e Indisë, që përfshinë Marinën, Forcën Ajrore dhe Ushtrinë.

Marina indiane ka lënë në rajon disa anije që vijojnë të patrullojnë teksa situata mes vendeve nuk është aspak e mirë ndërsa nga bombardimet e fundit mes vendeve në zonat e diskutueshme kanë humbur jetën disa civilë.

Islamabadi nga ana tjetër ka deklaruar se trupat e tij janë të gatshme t’i përgjigjen çdo agresioni nga ana e Indisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *