Vendosni fjalën kyçe....

Tritol shtyllës së tensionit në Fushë Krujë, ministria e energjisë dhe e brendshme e cilësojnë akt terrorist


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Brendshme kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët për ngjarjen në qytetin e Fushë-Krujës.

Ata e cilësojnë dëmtimin e shtyllës si një akt terrorist që rrezikon lënien e vendit pa energji elektrike.

“Akt terrorist. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Shpërthimi rrezikoi shembjen e shtyllës. Shembja rrezikonte të linte gjithë vendin pa energji. OST po merr masat e nevojshme. Dënojmë këtë akt dhune, synon të krijojnë pasiguri”, shprehen në deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *