Templates by BIGtheme NET

5 persona shoqërohen në polici për shtyllën e tensionit në Fushë-Krujë

5 persona janë shoqëruar në polici lidhur me shpërthimin me tritol të shtyllës së tensionit të lartë në Fushë-Krujë.

Personat aktualisht po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Pasditen e djeshme, si pasojë e shpërthimit me tritol mbeti e dëmtuar njëra nga këmbët e shtylëls së tensionit.

Kjo ndodhi në zonën e njohur si fabrika e çimentos ku kalon linja e transmetimit të tensionit të lartë.

Autori apo autorët e  ngjarjes nuk janë identifikuar ende. Ngjarja ka shkaktuar një debat të madh mes dy palëve politike, me Taulant Ballën dhe Elisa Spiropalin që fajësuan kreun e opozitës Lulzim Basha si personin që qëndron prapa kësaj ngjarje. PD reagoi nga ana tjetër duke e konsideruar këtë si shpifje dhe propagandë me urdhër të Ramës.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto