Templates by BIGtheme NET

Akuzat për korrupsion, dorëhiqet kreu i Komitetit Olimpik të Japonisë

Kreu i Komitetit Olimpik të Japonisë (JOC) po dorëhiqet pas akuzave për korrupsion në lidhje me fitimin e Tokios për Lojërat Olimpike 2020.

Tsunekazu Takeda është duke u hetuar nga prokurorët francezë që pretendojnë për një ryshfet prej 2 milion eurosh, për të siguruar ofertën fituese të Tokios.

Tokio e fitoi organizimin e Lojërave Olimpike në vitin 2013, duke mposhtur në garë Madridin dhe Stambollin.

“Unë nuk besoj se kam bërë ndonjë gjë të paligjshme”, tha Takeda ndërsa njoftoi se nuk do të kërkonte rizgjedhje.

“Më vjen keq që kam krijuar një bujë të tillë, por unë besoj se është përgjegjësia ime për të mbyllur deri në fund mandatin “, shtoi ai.

Mandati i Takedas mbaron në qershor. Qeveria japoneze gjithmonë ka insistuar që oferta e Tokios ka qenë e pastër dhe në të nuk ka korrupsion.

Kompania në të cilën është bërë pagesa sipas hetuese francezë është e lidhur me djalin e ish-shefit të atletikës botërore, Lamine Diack, i cili ishte anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kur Tokio fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike.

Djali, Papa Massata Diack, po ashtu ballafaqohet me akuzat për korrupsion.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto