Kryetari i PD Lulzim Basha është nisur në drejtim të Unazës së Re, ku vazhdon protesta e banorëve të kësaj zone kundër prishjes së banesave të tyre.
Në këtë zonë ka edhe një prani të madhe të forcave policore, përfshirë e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).
Ditën e sotme ndryshe nga herët e tjera banorët kanë zgjatur më shumë protestën e tyre, dhe në praninë e policisë ata ndjehen të kërcënuar sepse mendojnë se mund të ketë arrestime në masë.
Basha u shpreh se policia kishte marrë urdhër që të shoqëronte banorët që po protestojnë. Ky informacion ka rrjedhur dhe është një vendim politik.