Vendosni fjalën kyçe....

Britania gjobit bankën zviceriane me një shumë rekord


Mbikëqyrësi i tregjeve të Britanisë së Madhe, tha se kishte gjobitur bankën zvicerane UBS një rekord prej 27.6 milionë paund për mosdhënien e 136 milionë transaksioneve. Autoriteti i Drejtimit Financiar (FCA) tha se dështimet mbulojnë raportet midis nëntorit 2007 dhe majit 2017.

“Nëse firmat nuk raportojnë me saktësi transaksionet e tyre, lindin rreziqe themelore” – tha Mark Steward, drejtori ekzekutiv i FCA-së.

Autoriteti i Drejtimit Financiar tashmë kishte gjobitur UBS 100,000 paund në nëntor 2005 për dështimet e raportimit të transaksioneve.

“Edhe pse nuk pati asnjë ndikim tek klientët, investitorët apo përdoruesit e tregut, banka ka bërë investime të rëndësishme për të përmirësuar sistemet dhe kontrollet e raportimit të transaksioneve”, tha UBS në një deklaratë.

Sipas legjislacionit të letrave me vlerë të Bashkimit Evropian, bankat duhet të raportojnë transaksione si letrat me vlerë dhe obligacionet në mënyrë të saktë dhe të përpiktë, që rregullatorët të vërejnë shpejt ndonjë lëvizje të dyshimtë. UBS është firma financiare e 13-të që gjobitet për dështimet e raportimit të transaksioneve sipas rregullave të BE që hyri në fuqi në vitin 2007.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *