Vendosni fjalën kyçe....

“Çështja Ikardi”, gati shkëmbimi që i kënaq të gjitha palët


Lajme të reja kanë dalë lidhur me çështjen Ikardi. Argjentinasi ka kohë që nuk po kalon një periudhë të mirë te Interi dhe largimi i tij nga zikaltërit është gjithnjë e më pranë, pavarësisht deklaratave të bashkëshortes së tij, se pajtimi me drejtuesit e klubit milanez është shumë pranë.

Megjithatë sipas Sportmediaset.it, Ikardi mund të ndërrojë vendet me një tjetër argjentinas, me Dibalën që luan me Juventusin. Që prej ardhjes së Ronaldos nga Reali i Madridit, sulmuesi i talentuar ka kohë që e ka humbur vendin e titullarit në Torino dhe kërkon të largohet.

Sipas mediave italiane, klubet mund të arrijnë një marrëveshje për shkëmbimin, për të cilin Juventusi do të jetë i detyruar të ofrojë edhe të holla. Hollësitë e marrëveshje nuk bëhen ende të ditura megjithatë ish-drejtori sportiv i Juventusit, tashmë te Interi, Marota, ka nisur bisedimet për këtë shkëmbim, që duket se i kënaq të dyja palët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *