Vendosni fjalën kyçe....

Do të mahniteni, 6 dukuritë e natyrës që nuk duhet t’i humbisni (Fotot)


Aurora Borealis

Vendi: Norvegji dhe Islandë  –  Koha më e mirë për t’u parë: Nga Tetori në Mars

Dritat vallëzuese janë më të dukshme në rajonet polare dhe shkaktohen nga përplasjet midis grimcave të ngarkuara me energji nga dielli në atmosferën e tokës. Ngjyra më e zakontë për t’u gjendur është ajo e gjelbërt por nëse jeni me fat do të shikoni edhe të kuqe.

Migracioni i fluturave monarke

Vendi: Meksikë  –  Koha më e mirë për t’u parë: Nga Janari në Mars, më ditë të ngrohta dhe me diell

Miliona prej këtyre fluturave migrojnë në jug nga Kanadaja dhe nga pjesë të SHBA-së në Meksikë gjatë dimrit. Ata pastaj çlodhen në drurët e oqeanit, duke i bërë ato të duken si instalacione të artit të natyrës.

Migracioni i gaforreve të kuqe

Vendi: Australi  –  Koha më e mirë për t’u parë: Nga Tetori në Dhjetor

Miliona gaforre të kuqe, portokalli dhe vjollcë të rastit fillojnë migrimin vjetor të tyre nga pyjet ku janë rritur dhe hedhin vezët e tyre në det, duke krijuar pamjet mahnitëse në bregdet.

Çiftëzimi i xixëllonjave

Vendi: Amerikë  –  Koha më e mirë për t’u parë: Nga Maji në Qershor

Shfaqja e këtij lloj çiftëzimi krijon një simfoni dritash nga meshkujt dhe femrat që përpiqen të joshin njëri-tjetrin. Ndërsa shumica e llojeve prodhojnë një blic të verdhë, disa të tjera e prodhojnë me ngjyrë të gjelbër, ndërsa disa të tjera një hije blu.

Vrima e madhe blu

Vendi: Belizë

Vrima e ujit, e cila u formua gjatë akullit kuaternar, rreth 2.58 milionë vjet më parë, kur nivelet e detit ishin shumë më të ulëta. Ka një thellësi prej  410 metra dhe është  mbi 300 metra e gjerë.

Retë shumëngjyrëshe polare

Vendi: Antartikë

Fenomen i njohur gjithashtu si retë shumëngjyrëshme, formohen në stratosferën polare dimërore të rajoneve polare. Krijon një pamje të bardhë që duket sikur është  shkaktuar nga shpërhapja e dritës së diellit, ndërsa grimcat në re prodhojnë ngjyrime të gjalla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *