Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Franca si Turqia, kritika SHBA-së për armatimin


Evropa duhet të largohet nga varësia e plotë e furnizimit me armë amerikane, theksoi ministri francez i Mbrojtjes, duke kritikuar qasjen “e kushtëzuar” të presidentit Donald Trump ndaj NATO-s dhe aleatëve të tij evropianë.

Duke shprehur shqetësimin se ideja e Trump për solidaritetin e NATO-s është “e kushtëzuar nga aleatët që blejnë këtë apo atë pajisje”, ministri francez, Florence Parly, pyeti nëse angazhimi i SHBA-së ndaj bllokut ushtarak do të vazhdojë të jetë “shumëvjeçar”.

 Aleanca duhet të jetë e pakushtëzuar, përndryshe nuk është aleancë. Klauzola e solidaritetit të NATO-s quhet Neni 5, jo artikulli “F-35”.

Në janar, Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë hodhi poshtë zyrtarisht blerjen e avionëve “F-35”, si mundësi për zëvendësimin e flotës së saj të plakur të avionëve “Tornado” dhe po shqyrton përmirësimin e fuqisë ajrore të saj me avionët “Eurofighter Typhoon” të gjeneratës së katërt.

Duke theksuar se Franca dhe aleatët e tjerë të NATO-s do të bëjnë më “të mirën” e tyre për të shpenzuar dy për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje, Parly, gjithashtu i bëri thirrje SHBA-ve të respektojnë “autonominë” e kombeve evropiane për të ndërtuar bllokun e tyre mbrojtës të pavarur nga NATO.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *