Takimi i sotëm i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës është zhvilluar nën masa të mëdha sigurie.
Në këtë takim kanë qenë plotë 8 trupëroja të cilët mbrojnë ministrin e brendshëm.
Ky takim i Lleshajt është shoqëruar edhe me protesta nga të rinj të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre për veprimet e ndërmarra nga policia në protestat e zhvilluara, ku policia ka përdorur forcën dhe mjetet si gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit.