Grabitet gjatë natës filiali i Postës Shqiptare në fshatin Brataj të Vlorës. Dyshohet se disa personba ende të paidentifikuar, kanë hyrë nga pjesa e pasme e postës, kanë marrë një sasi parash nga arka dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Shuma e parave të grabitura nuk dihet ende, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vijon…