Vendosni fjalën kyçe....

ISIS thirrje për hakmarrje për ngjarjen në Zelandën e Re


Sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicitët e ISIS bëjnë thirrje për hakmarrje.

Një zëdhënës i organizatës terroriste tha se “liderët e të pafeve” kanë derdhur “lot krokodili” për viktimat e masakrës në qytetin e Zelandës së Re, Christchurch.

Ndërsa kërcënoi SHBA dhe aleatët me një rezistencë të re në Siri ai i bëri thirrje mbështetësve të ISIS të merrnin hap për gjakun e vëllezërve dhe motrave. Vërtetësia e mesazhit në audio nuk mund të provohet, po ajo u shpërnda në kanalet e njohura të Shtetit Islamik.

Në sulmin me motive raciste të së premtes, australiani, Brenton Tarrant vrau 50 vetë në dy xhami të Christchurch, ndërsa rreth 30 të tjerë mbetën të plagosur. 28-vjeçari i vetëquajtur, supremacist i bardhë, është akuzuar për vrasje të shumëfishtë dhe rrezikon dënim të përjetshëm me burg.

Tarrant, i cili filmoi veten ndërsa kryente masakrën, glorifikonte betejat kundër myslimanëve në Ballkan. Kryeministrja e Zelandës së Re u zotua të martën se nuk do ta thoshte kurrë emrin e agresorit, duke i kërkuar mediave të bëjnë të njëjtën gjë.

“Më këtë akt terrori ai kërkoi shumë gjera, mes të cilave famën. Ai është një terrorist, një kriminiel dhe ekstremit. Por do të mbetet pa emër. Prandaj ju lutem shumë; përmendni emrat e jetëve të humbura e jo të atij që I mori”, tha Jacinda Ardern.

Fjalimin në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, kryeministrja e hapi me përshëndetjen në arabisht, “Al-SalaamAlaikum”, që do të thotë paqja mbi ju.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *