Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Shkodra: Protesta pa u ndalur në gjithë Shqipërinë deri në largimin e Ramës


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar se protestat e qytetarëve nuk do ndalen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Gjayë një takimi me qytetarët e Shkodrës, ajo theksoi se ka ardhur koha për të shkundur krimin dhe korrupsionin dhe vendin e tij ta zërë ëndrra për një Shqipëri europiane.

“Protesta jo vetëm në Tiranë, pro në çdo qytet të Shqipërisë. Ka dy lloj politikanësh: Një lloj që lidhet vetëm me karrigen, ndërsa ka edhe të tjerë që djegin mandatin dhe bëhen bashkë për të përmbysur njëherë e mirë këtë krim. Ne flasim për një polici të kapur nga krimi, flasim për një administratë e cila nuk ekziston. Ne sot përballemi me deklarata nga më të ndryshme, me fyerjet, por ne e kemi marrë vendimin për të qenë të thjeshtë si ju dhe për të aspiruar drejt Europës.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi më tej se djegia e mandateve ishte një vendim ekstrem por ishte mënyra e vetme për t’u përballur me qeverinë, që fatet e saj i ka lidhur me krimin.

“Kemi 30 vjet që vuajmë tranzicionin, vuajmë pasigurinë dhe vuajmë mungesën e shtetit. Sot është momenti i fundit ku institucionet duhet të jenë të ndara ku shëndetësia të jetë e barabartë mes të pasurit dhe të varfrit. Ka ardhur koha që t’i japim fund stabilitetit të krimit, ka ardhur koha që të destabilizojmë këtë  stabilitet. E dimë se vendimi i djegies së mandateve është një vendim ekstrem. Kapja e shtetit nga krimi e detyroi opozitën të hiqte dorë nga mandati.”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *