Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj pritet me protesta në Durrës: Pse na helmon me gaz, mos hajdeni se jeni qeveri ilegjitime (Video)


Ministri i Brendshëm, Lleshaj, është pritur me protesta nga studentët e universitetit “Aleksandër Mosiiu” në Durrës.

Ata janë grumbulluar para godinës së univeristetit dhe i kanë kërkuar llogari Lleshajt për gazin e përdorur ndaj qytetarëve në protestat e fundit.

Studentët thërrisnin “Turp!”, “Turp!” ndërsa i thonë ministrit se truprojet e tij po i dhunonin dhe nuk po i lejonin të futeshin në univeristet.

“Për çfarë keni ardhur këtu. Juve s’ju takon me ardh me asnjë vend në Shqipëri, se jeni qeveri ilegjitime. Truprojat po na dhunojnë dhe nuk po na lejojnë të futemi në godinën e universitetit. Vini këtu dhe na thonë vetëm një orë përpara se vjen ministri. Ne duhet ta dijmë. Unë jam qytetar i këtij vendi dhe ti më ke helmuar mua aty në shesh.” – i drejtohet një student, Lleshit.

Ndërsa një tjetër student e pyet ministrin se çfarë këshille i ka dhënë kryeministrit kur vendi u kanabizua duke qenë se para emërimit si ministër ka qenë këshilltar i Ramës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *