Vendosni fjalën kyçe....

Nënkryetari i Bundestagut kërkon shpalljen “non grata” të ambasadorit amerikan


Berlini duket se po humbet durimin me ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, i cili nuk ka tërhequr fjalët e tij mbi shpenzimet e mbrojtjes gjermane.

Një deputet i rangut të lartë kërkoi që i dërguari të përzihej nga Gjermania, sepse ai vepron “si një komisioner i pushtimit”.

Wolfgang Kubicki, nënkryetar i parlamentit gjerman, bëri thirrje që Richard Grenell të shpallet “persona non grata” menjëherë, njoftoi media lokale.

“Nëse një diplomat amerikan vepron si një komisioner i lartë i një vendi pushtues, ai do të duhet të mësojë se toleranca jonë ka kufijtë e saj,” tha Kubicki me zemërim. Grenell kishte kaluar përsëri vijën dhe ndërhyri “në çështjet politike të Republikës federale sovrane”, argumentoi deputeti i rëndësishëm.

Më parë, llogaria zyrtare e “Twitter” e ambasadës amerikane në Berlin, citoi Grenell të thoshte: “Zvogëlimi i angazhimeve tashmë të papranueshme ndaj gatishmërisë ushtarake është një sinjal shqetësues për 28 aleatët e NATO-s në Gjermani”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *