Lihen në burg 4 nga të arrestuarit për protestën e së shtunës së 16 marsit para parlamentit. Të arrestuarit dolën sot para gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ku u njohën me masën e sigurisë.
Me masën arrest me burg janë lënë Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Pal Daija.
Për të arrestuarit e tjerë,Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidjan Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati, Flamur Rrahja gjykata dha masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.
7 persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.
Kujtojmë se të djelën, policia procedoi 33 persona të akuzuar se përdorën dhunë në protestën e mbajtur të shtunën para Parlamentit, mes të cilëve edhe Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili ishte dhe organizatori i protestës.