Vendosni fjalën kyçe....

Si po i kalon Meghan Markle javët e fundit të shtatzënisë


Meghan Markle është vetëm 4-5 javë larg sjelljes në jetë të fëmijës së saj të parë. Por pavarësisht kësaj, sipas revistës “Elle”, dukesah e Sussex ende nuk e ka marrë lejen e saj të lindjes.

Ajo do të punojë edhe dy javë, përpara se të marrë lejen e merituar për të sjellë në jetë fëmijën e saj dhe të princit Harry.

Sipas “Elle”, Meghan pritet të ketë edhe disa angazhime publike, edhe pse takimet lidhur me punët e saj vullnetare i ka mbajtur private.

Harry dhe Meghan ndërkohë po përgatiten për t’u zhvendosur në Frogmore Cottage, një shtëpi me 10-dhoma gjumi që Mbretëresha ua dha atyre si dhuratë. Shtëpia është duke u rikonstruktuar.

Këtë të djelë Meghan, Harry dhe mbretëresha Elisabeth II, zhvilluan një vizitë të papritur në një fshat, për pagëzimin e foshnjës së Zara Tindall, kushërira e Harry-t. Në fotot e publikuara nga revista “People”.

Meghan shihet që kishte zgjedhur të vishte për ceremoninë e pagëzimit, një pallto mëndafshi të viteve 1960 nga “Dior Haute Couture”. Fëmija i parë i Meghan dhe princit Harry, pritet të vijë në jetë në muajin prill.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *