Vendosni fjalën kyçe....

“Slogani më i keq në botë”, gazeta britanike kritika spotit “Rrëmbehu nga Shqipëria”


Spoti me aktorin Liam Neeson “Rrëmbehu nga Shqipëria” i publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me qëllim për të promovuar turizmin në shqipëri, vazhdon të kritikohet.

Në një artikull të “Telegraph”-it shkruhet lidhur me këtë spot dhe gabimin që marketerët kanë bërë dhe kritika nis që në titull “Shqipëria ka zbuluar një konkurrent për sloganin më të keq në botë për turizmin”.

Sikurse shkruan gazeta, një reklamë e keqe humb gjithë thelbin e asaj që kërkon të përçosh ose mund të të kthehet mbrapsht.

Si fillim në artikull shprehet habi se si një vend mund të shprehë konkurencë ndaj një filmi, por gabimi më i madh nuk qëndron këtu, por në faktin që në spot përmenden dhe gangsterët, pikërisht imazhi që Shqipëria po mundohet të largojë nga sytë e ndërkombëtarëve.

“Rrëmbehuni po mendoni? Mesiguri ata s’po i referohen filmit ‘Taken’? Rrëmbehu si në filmin e vitit 2008 ku dy vajza amerikane u rrëmbyen në Paris për t’u shitur për seks nga gangsterë shqiptarë dhe një seri ngjarjesh e dhune që ndodhën më pas ku njëra prej tyre mbeti e vdekur?

Apo  si në filmat ‘Taken 2’ dhe ‘Taken 3′, që s’bënë asgjë më shumë për të ndihmuar në imazhin e Shqipërisë? Nuk mund ta kenë ”rrëmbehu’ në këtë mënyrë apo jo? Kjo do të ishte një mënyrë e çuditshme për të marketuar vendin tuaj.

Por ti viziton faqen e internetit takenbyalbania.com dhe shikon që ka edhe më. Shumë më shumë. Si fillim, bëhet një prezantim ku flitet pikërisht për filmin ‘Taken’ dhe se po bëjnë një konkurim me të.

‘Në kulturën popullore’ shkon teksti, ‘Shqipëria është pikturuar si parajsa për banditët, kriminelët dhe gangsterët. Edhe pse e kuptojmë se ky perceptim mund të shërbejë për filma të mirë, si Taken, është tërësisht i pavërtetë! Shqipëria është një vend i bukur dhe tepër i sigurt për t’u vizituar dhe jetuar“.

Dhe po, ata kanë të drejtë për bukurinë dhe sigurinë. Por mund të ketë qenë më mirë të merreshin me këtë sesa të përmendin gangsterët dhe … oh i dashur, ka edhe më shumë.

‘Kjo është arsyeja pse ne e kemi filluar këtë fushatë për të apeluar personalisht tek aktori i njohur i Taken, z. Liam Neeson,” vazhdon fjalimi. “Shikoni videon dhe bashkohuni me ne duke nënshkruar peticionin për të marrë z. Neeson në Shqipëri që të rrëmbehet nga natyra e saj të bukur, mikpritja dhe traditat. A nuk i lexon më njeri gazetat sot? Z. Neeson është një aktor i mirë. Dhe me të vërtetë është ylli i tre filmave ‘Taken’.”, thuhet në artikull.

Por nuk është vetëm kaq. Artikulli vazhdon më tej duke kritikuar marketerët lidhur me vendimin që e kanë përfshirë aktorin Liam Neeson në periudhën e tij më të keqe në karrierë.

“Por z. Neeson është aktualisht në një prej momenteve më të vështira të karrierës së tij, pasi bëri një zbulim shqetësues ai dikur dilte duke kërkuar për një njeri me ngjyrë për ta vrarë si “hakmarrje” të paramenduar për përdhunimin e një mikes së tij.

Nëse jeni duke kërkuar një ikonë të ekranit për të qenë figurë për reklamën tuaj të re, dhe jeni duke shpresuar të distanconi veten nga jehona e vrasjeve, atëherë Liam nuk është personi i duhur në këto momente. Ky hap i gabuar është një turp, pasi Shqipëria ka shumë për të ofruar.“, vijon artikulli.

Për më tepër, në artikull flitet për një “publicitet të keq” edhe të vendeve si Berati, Vlora, apo Durrësi, lidhur me trashëgiminë kulturore që s’përmendet fare në spot./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *