Vendosni fjalën kyçe....

Strazimiri për vrasjen në Tiranë: Policia në drejtim të paditur, ti Llesh shih të kesh mjaftueshëm gaz


Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ka reaguar lidhur me vrasjen e 26 vjeçarit Jurgen Kurti mbrëmjen e kaluar, në rrugën “Zef Jubani” në Tiranën e Re.

Strazimiri akuzon ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, se po sigurohet të ketë mjaftueshëm gaz helmues për gratë e vajzat gjatë protestave të opozitës, në vend që të zbardhë apo parandalojë ngjarje të tilla si e mbrëmshmja.

“Llesh,
Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur…njësoj si vrasësit…
Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit “339”… pa siguria s’është detyra jote.”, shkruan Strazimiri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *