Templates by BIGtheme NET

“Taksa e Haradinajt po na kushton 1 milionë euro në ditë” – Ministri serb

Serbia humbet 1 milionë euro në ditë nga vendosja e taksës 100% ndaj mallrave të saj prej qeverisë së Kosovës.

Sipas ministrit serb të Tregtisë, Ljajiç, vendosja e kësaj takse po rëndon shumë mbi ekonominë e Serbisë ndërsa i kërkon Bashkimit Europian që të shtojë presionin ndaj Haradinajt për heqjen e kësaj takse, shkruan Lajmi.net.

Duke vlerësuar se taksa është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, Ljajiç i ka bërë thirrje BE-së që të jetë më aktive në presionin ndaj Prishtinës për heqjen e tarifës.

“BE-ja duhet të jetë më e përfshirë. Është e nevojshme që të gjitha pyetjet e hapura të vihen në tavolinë dhe të hiqen barrierat tregtare”, tha ai.

Heqja e taksës ndaj mallrave serbe është kërkuar me ngulm nga zyrtarët e lartë të BE-së dhe disa zyrtarë amerikanë, pasi sipas tyre pengon vijimin e dialogut me Serbinë.

Megjithatë kryeministri Haradinaj ka deklaruar se ajo nuk do hiqet derisa Serbia të njohë zyrtarisht Kosovën.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto