Një konflikt me armë ka ndodhur në Elbasan, mes menaxherit të një lokali dhe një klienti. Policia njofton se ka arrestuar 41-vjeçarin me inicialet B.S nga Elbasani.
41-vjeçari akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri por fatmirësisht nga ngjarja nuk ka patur të lënduar.
“Arrestohet në flagrancë nga Policia një 41 vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe në momentin që ka mbritur Policia, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Viserian Xhuvani”, Elbasan, po ndodh një konflikt në një lokal ku janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.
Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: B.S., 41 vjeç, banues në Elbasan.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë e zjarri pistolet, si dhe një gëzhojë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese
dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.