Vendosni fjalën kyçe....

Thirrjet raciste në derbi, Interi merr dënimin për sjelljen e tifozëve


Interi do të bëjë pa ultrasët e tij në sfidën e radhës në shtëpi, kjo pas vendimit të gjykatësit sportiv që ka skualifikuar me një ndeshje “unazën e dytë jeshile” të stadiumit “San Siro” për shkak të koreve disktriminuese dhe raciste kundrejt lojtarit të Milanit, Keisi.

Interi fitoi në derbi me rezultatin 3-2, por kjo nuk i pengoi tifozët e tij të vendosnin në shënjestër Frank Keisi, lojtarin nga Bregu i Fildishtë që luan me Milanin që prej sezonit të shkuar.

Gjithashtu, Interi është paralajmëruar se do të mbahet nën vëzhgim dhe do të ndëshohet më rëndë në rast të përsëritjes së ofendimeve raciste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *