Presidenti amerikan, Donald Trump përmendi sot mundësinë që Brazili të bëhet anëtar i NATO-s, duke pritur në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij brazilian Jair Bolsonaro.
“Kam qëllimin që t’i jap Brazilit statusin e aleatit madhor jo anëtar i NATO-s ose, me shumë mundësi, që të bëhet aleat (anëtar) i NATO-s”, deklaroi Trump duke theksuar se kjo do të përforconte shumë sigurinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Presidenti amerikan i bëri këto deklarata gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij brazilin.