Të tjera detaje zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Tiranës së Re, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Jurgen Kurti.
Mësohet se policia ka shoqëruar 10 persona, mes të cilëve të afërm të Agim Arapajt. Personat e shoqëruar në polici, nuk janë ende të dyshuar, por thjesht po merren në pyetje.
Kurti u qëllua me breshëri armësh në rrugën “Zef Jubani”, mbrapa Postës nr.8 në Tiranë. Dyshohet se dy persona po e prisnin në hyrjen e pallatit, dhe e qëlluan për vdekje me 3 plumba. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, kur Jurgen Kurti po shkonte në shtëpinë e tij.
Jurgen Kurti nuk është një emër i panjohur si për mediat. Ai njihej si menaxher i VIP-ave si dhe një emër një i njohur edhe për drejtësinë pasi ka qenë i përfolur në dy ngjarje më parë.
E para ku mbeti i vrarë babai i tij, ngjarje për të cilën fajtor u shpall daja i tij i cili mori edhe një dënim prej 1 vit dhe 6 muaj heqje lirie.
Ndërsa në ngjarjen e dytë u arrestua së bashku me vjehrrin Konstadin Ekonoi dhe vëllanë e tij Kujtim Ekonomi për vrasjen e Agim Arapit për motive pronësie në Durrës, por që nuk u gjet fajtor më pas.