Një avion ka marrë flakë pas uljes në aeroportin e Mehrabad të Teheranit, por shërbimet emergjente arritën të nxirrnin nga flakët dhe të evakuonin të gjithë pasagjerët pa lëndime.
“RT” shkruan se pas incidentit, autoritetet iraniane njoftuan se avioni u detyrua të binte në bark, pasi pajisjet e tij të uljes nuk u vendosën siç duhet. Po ashtu lavdëruan aftësitë e pilotit që arriti ta ulte avionin në atë mënyrë, duke shpëtuar jetët e njerëzve.
Një video e publikuar në internet nga incidenti, tregon si avioni merr flakë në momentin e uljes.
🔴 ویدئویی از فرود بدون چرخ فوكر١٠٠ هما در فرودگاه مهرآباد.
یک فروند هواپیما هنگام نشستن در فرودگاه مهرآباد دچار آتش سوزی شد، اما این حادثه هیچ مصدومی نداشته است. pic.twitter.com/lh3v38AYdO
— ائتلاف ۱۰ ꪜ (@etelaf10) March 19, 2019
“Falë aftësisë së pilotit, avioni u ul”, u tha gazetarëve Pir Hossein Kolivand, Shefi i Shërbimeve Mjekësore Emergjente të Iranit.
Kolivand tha se të 33 udhëtarët që ndodheshin në bord, arritën të shpëtonin.
Shefi i emergjencës në Teheran zbuloi se avioni po qarkullonte rreth aeroportit të Mehrabad të Teheranit, duke djegur karburantin e tepërt dhe duke u përpjekur për të zgjidhur problemin e pajisjeve të uljes.
Ndërkohë ekipet e emergjencës dhe të paktën dhjetë ambulanca po prisnin që avioni “Fokker 100” të bënte uljen emergjente.
Pasi u rrëzua avioni, ekipet e emergjencës ndihmuan pasagjerët me evakuimet. “Askush nuk u plagos dhe të gjithë janë në gjendje të mirë”, tha shefi i Emergjencës.
ویدئو فرود آمدن #هواپیما #هما که بدون چرخ فرود امده
این دوستم تو هواپیما بوده که فیلم گرفته pic.twitter.com/IOPYcMW1cT— یوسی ایل ی (@illyvalley) March 19, 2019
فرود بدون چرخ فوكر١٠٠ هما در مهرآباد
رئیس اورژانس تهران: یک فروند هواپیما هنگام نشستن در فرودگاه مهرآباد دچار آتش سوزی شد، اما این حادثه هیچ مصدومی نداشته است pic.twitter.com/kJdkberXRP— خبرگزاری تسنیم 🇮🇷 (@Tasnimnews_Fa) March 19, 2019